Vendosni fjalën kyçe....

Aleati i ngushtë i Merkelit: SHBA-ja përgjegjëse kryesore për situatën në Afganistan, të frenojmë fluksin e emigrantëve drejt Europës


Kryeministri i Bavarisë dhe aleati kryesor i kancelares gjermane Angela Merkel tha se rikthimi i talebanëve në Afganistan është një goditje shkatërruese për luftën e vendeve perëndimore kundër ekstremizmit fetar.

Marrja e Afganistanit nga talebanët ishte një ‘humbje e rëndë e Perëndimit’ dhe një ‘fitore morale e islamizmit mbi Perëndimin’, tha kryeministri bavarez, Markus Soeder, siç citohet nga media gjermane.

Fakti që në 20 vjetorin e 11 Shtatorit talibanët janë kthyer dhe janë më të fortë se kurrë lë një shije të hidhur.

Soeder bëri thirrje për ndihmë financiare për fqinjët e Afganistanit në mënyrë që të shmanget një krizë e re masive humanitare dhe refugjatësh.

Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të përsërisë mosveprimin e saj në lidhje me konfliktin sirian, kur shumë azilkërkues nga Lindja e Mesme dhe Afrika u zhvendosën në Evropë, me më shumë se 1 milion që mbërritën në Gjermani në 2015.

Drejtuesi i CSU-së tha se SHBA mban përgjegjësinë kryesore për situatën në Afganistan, dhe për këtë arsye duhet të ndihmojë në mbrojtjen e punonjësve të huaj humanitarë në vend.