Vendosni fjalën kyçe....

Astra-Zeneca ofron mbrojtje më të gjatë se Pfizer ndaj llojit Delta – Studimi nga Universiteti i Oksfordit


Mbrojtja e vaksinës Pfizer-BioNTech kundër Covid ‘bie më shpejt’ sesa konkurrenti i saj Oxford-AstraZeneca, me të dyja që janë më pak efektive kundër variantit Delta, sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit të publikuar të enjten.

Duke njoftuar gjetjet e tyre, studiuesit nga universiteti me qendër në Mbretërinë e Bashkuar deklaruan se, ndërsa vaksina Pfizer kishte ‘efektivitet më të madh fillestar’ kundër infeksioneve të reja, mbrojtja e ofruar prej saj ‘bie më shpejt në krahasim me dy doza të Oxford-AstraZeneca’.

Ndërsa shkencëtarët shprehën nevojën për të kryer hetime të mëtejshme mbi efektet afatgjata të vaksinave, ata sugjeruan që gjetjet fillestare tregojnë ‘se pas katër deri në pesë muaj efektiviteti i këtyre dy vaksinave do të ishte i ngjashëm’.

Krahas hetimit të tyre mbi shpejtësinë e rënies së efektivitetit të vaksinave, studiuesit zbuluan se të dy vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë më pak efektive kundër variantit Delta, i cili u shfaq për herë të parë në Indi dhe që atëherë është bërë tendenca dominuese e shqetësimit në shumë vende.

Përkundër konstatimit se mbrojtja nga vaksinat bie dhe është më pak efektive kundër variantit Delta, edhe në marrësit e dy dozave, studiuesit e Universitetit të Oksfordit mbetën të sigurt se të kesh dy doza ‘mbetet mënyra më efektive për të siguruar mbrojtje’ kundër llojit dominues.