Vendosni fjalën kyçe....

Biden: Kemi siguruar perimetrin e aeroportit të Kabulit për evakuime, jemi në bisedime me talibanët


Presidenti amerikan, Joe Biden doli sërish sot në një deklaratë për shtyp duke thënë se SHBA është në kontakt të vazhdueshëm me talebanët. Kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se grupit militant që tani kontrollon Afganistanin i është thënë se ata mund të presin një “përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme” nga SHBA nëse angazhohet në ndonjë sulm ndaj amerikanëve.

Biden gjithashtu zotohet se zyrtarët po monitorojnë për çdo sulm terrorist, duke përmendur se si burgjet u zbrazën nga talebanët ndërsa pushtuan vendin.

Po ashtu, Presidenti amerikan tha se do të nxjerrin jashtë Kabulit çdo amerikan.

Ne ndaluam fluturimet jashtë Kabulit këtë mëngjes për t’u siguruar që ne mund të përparonim të evakuuarit në pikat e tyre të tranzitit,”-thotë Biden, duke shtuar se fluturimet tani kanë rifilluar, raporton BBC.

Ai shton se 5,700 të evakuuar fluturuan dje, përfshirë 169 amerikanë që “kaluan murin në aeroport duke përdorur asetet ushtarake”.

Më tej u shpreh se SHBA -ja gjithashtu ka ofruar mbështetje ushtarake për aleatët dhe gazetarët që ndodhen ende në Kabul.

Më lejoni të jem i qartë. Çdo amerikan që dëshiron të kthehet në shtëpi ne do ta çojmë në shtëpi,” zotohet ai. Por, shton se “nuk mund të premtoj se cili do të jetë rezultati përfundimtar” për shkak të rrezikut në terren.