Vendosni fjalën kyçe....

Borrell mesazh eurodeputetëve: Afganistani, katastofë për besueshmërinë perëndimore


Diplomati i lartë i BE -së i quan zhvillimet në Afganistan ‘katastrofë për besueshmërinë perëndimore’

Zhvillimet e fundit në Afganistan kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë perëndimore, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së të enjten.

“Kjo është një katastrofë për njerëzit, për vlerat dhe besueshmërinë perëndimore dhe për zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare,” u tha Josep Borrell ligjvënësve të BE -së në një seancë dëgjimore të organizuar nga Komisioni i Jashtëm në Parlamentit Evropian.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare pati sukses me qëllimin e saj të parë të ndërhyrjes në Afganistan në vitin 2001 dhe arriti të eliminojë al-Kaedën, e cila po strehohej në Afganistan, por nuk arriti të realizojë ndërtimin e shtetit pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e saj.

Borrell tha se pavarësisht sugjerimeve të Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken, ka pak mundësi që talibanët të përfshijnë anëtarë të ish-qeverisë afgane në një qeveri të re të unitetit kombëtar.

Borrell u tha eurodeputetëve se 150 afganë, ish-punonjës të Delegacionit të BE-së në Afganistan dhe familjet e tyre, kishin zbarkuar në Spanjë herët në mëngjes.

Sidoqoftë, mbeten rreth 300 njerëz nga i njëjti grup që ende po përpiqen të shkojnë në aeroportin e Kabulit për të hipur në një fluturim të BE-së. Borrell tha se ai dërgoi një të dërguar special dhe tre zyrtarë të tjerë të BE-së në Afganistan për të ndihmuar evakuimin e tyre.

Ai tha se blloku ka ‘një detyrë morale t’i shpëtojë’ pasi ata ‘promovuan dhe mbrojtën besnikërisht vlerat e BE gjatë viteve të fundit’.