Dy ditë pas zjarrit te Sarajet në Tiranë, qeveria ka vendosur të pranojë kërkesën e bashkisë për shpronësimin e pronarëve të godinës e truallit dhe kthimin e saj në muze.
Janë dy vendime të njëpasnjëshmë që mbajnë firmën e kryetares së Komisionit të Posaçëm të Shpronësimeve, Kiodiana Guci. Aty theksohet se kërkesa për shpronësim ka ardhur nga bashkia e Tiranës, gjë e paralajmëruar më herët nga kryebashkiaku Veliaj, pak orë psa zjarrit te Sarajet.
Në disa postime të rrjetet sociale e dalje në media ai tha se pas bisedave me kryeministrin Rama kishin vendosur shpronësimin e Sarajeve me procedurë të përshpejtuar për ta kthyer atë në Muze.
Veliaj akuzoi pronarët e godinës se donin t’i vinin flakën godinës për të ndërtuar aty kulla dhe akuzoi edhe ish-presidentin e vendit, Nishani si të përfshirë në këtë çështje.
Vlera e përgjithshme e shpronësimeve në vendimin e parë ku përfshihen familja Libohova e e Mirashi është 505.843.802.6 (pesëqind e pesë milionë e tetëqinde dyzet e tre mijë e tetëqind e dy pikë gjashtë) lek të reja.
Ndërsa vlera e shpronësimit në vendimin e dytë ku përfshihen familjet Këllezi, Kosova, Zajmi, Hoxholli, Permeti, Podgorica, Kazazi, Pashollari, Pirgu, Llapaj, Cara, Skenderi, Stermasi dhe VI&VI shpk, është 178 694 456 (njëqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lek të reja.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit të Sarajeve është rreth 684.538.258 milionë lek.