Vendosni fjalën kyçe....

SHÇBA del me njoftim zyrtar: Efektivi i RENEA-s dyshohet se drejtonte grupin e shpërndarjes së drogave


Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin antidrogë ku u arrestua dhe një efektiv i forcave RENEA.

Nga operacioni u shoqëruan edhe 4 persona të tjerë.

Dyshohet se grupi i shpërndarjes së drogave kryesisht në zonën zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve dyshohet drejtohej nga efektivi i policisë.

Njoftimi:

SHÇBA godet grupin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, deri tani 5 të shoqeruar ne kushte flagrance, mes tyre 1 punonjës policie

Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbështetjen e operacionale te DVP Tirane, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.

Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:

Ata janë:

– R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;

– J.L., 30 vjeç;

– G.H., 26 vjeç;

– G.S., 27 vjeç;

– E.S., 26 vjeç.

Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.

Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.