Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka në takimin e NATO-s: Jemi të gatshëm të presim afganët, nëse e bëjmë ne mund ta bëjnë të gjithë


Për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka është e pranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos ofrojnë strehim për afganët, të cilët janë në rrezik nga regjimi i talebanëve.

Gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të NATO-s, Xhaçka shprehu gatishmërinë e Shqipërisë, ndërsa njohu vendet anëtare të NATO-s edhe me masat që ka marrë vendi yne per te pritur refugjatet nga Afganistani.

“Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në fakt e vetme, ku duhet të fokusohemi sot janë gratë, fëmijët dhe burrat afganë që sot rrezikojnë jetën sepse punuan për ne.

Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam. Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bëka dot?!”, tha kryediplomatja Xhaçka gjatë fjalës së saj, ku ndër të tjera njohu pjesëmarrësit edhe me masat e marra nga qeveria shqiptare për pritjen e qytetarëve afganë.

Në përfundim të takimit, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s aprovuan edhe një deklaratë të përbashkët.

Kujtojmë që prej disa ditësh në vendin tonë pritet të mbërrijë avioni i parë me rreth 300 afganë, por për shkak të situatës kaotike në aeroportin e Kabulit, fluturimi është shtyre.