Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 21 shoferë në vend, hiqen 68 patenta e vihen 2871 gjoba


21 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia së fundmi gjatë kontrolleve në mbarë vendin. 11 prej tyre janë kapur pa patentë ndërsa 10 të tjerë të dehur në timon.

Po kështu Policia Rrugore ka pezulluar 68 leje drejtimi nga të cilat 36 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Për u përket gjobave janë vënë 2871 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme.