Vendosni fjalën kyçe....

Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe zonat transite për evakuimet nga Afganistani


Bahrejni ka thënë se do të hapë aeroportet për fluturimet që evakuojnë njerëzit nga Afganistani, derisa Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë se do të strehojnë përkohësisht refugjatët afganë, teksa Shtetet e Bashkuara po përballen me hapësira të mbingarkuara me të evakuuar në Katar.

Zhvillimet e 21 gushtit kanë ardhur një ditë pasi fluturimet evakuuese nga Kabuli janë ndalur përkohësisht për të lejuar pikat e dërgimit që të stabilizojnë situatën me personat e dërguar atje.

Hapësirat amerikane në bazën ajrore Al-Udeid në Katar janë mbushur shpejt, ndërkohë që Uashingtoni tenton të përfundojë më 31 gusht misionin e tërheqjes së forcave amerikane, të huaja dhe shtetasve afganë që mund të largohen nga Afganistani, shkruan REL.

Bahrejni, ku gjendet flota e pestë e SHBA-së, ka thënë më 21 gusht se “do të lejojë fluturimet transite në Bahrejn”, derisa Emiratet e Bashkuara Arbane kanë thënë se do të strehojnë 5,000 afganë “para se ata të nisen në shtetet tjera”.