Vendosni fjalën kyçe....

Besiana Kadare, mikesha e preferuar e ambasadoreve Kim dhe Hastad në Shqipëri


Është fakt i njohur që vajza e Ismail Kadaresë, Besiana, është një nga personazhet me të cilët është ekspozuar shpesh në publik ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Në këtë foto, në krah të djathtë të ambasadores Kim ndodhet Besiana Kadare, teksa të dyja shijonin koncertin e bukur në kalanë e Porto Palermos të Elida Dunit Olen Çezarit dhe Genti Rrushit. Po po ashtu, u hamendësua se Besiana Kadare e kishte shoqëruar në një lokal në plazh, siç shihet edhe në foton djathtas.

Kim u pa që nëpërmjet një takimi ditë më parë me shkrimtarin Kadare dha edhe një mesazh të rëndësishëm për identitetin europian të shqiptarëve.

Por një fakt edhe aq i panjohur është se Kadare është një nga mikeshat e preferuara edhe të një ambasadoreje tjetër në Shqipëri, asaj suedeze, Elsa Hastad.

“Sot është e premtja feministe! Jam e lumtur që takoj gra të dedikuara si ambasadorja shqiptare në Kombet e Bashkuara Besiana Kadare”, shkruan Hastad krahas fotos ku pozon me Kadarenë.

Kim dhe Hastad janë parë shpesh në promovime të përbashkëta, sidomos sa i përket Tiranës por edhe nëpër Shqipëri.