Presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëëruar sanksione shtesë kundër gazsjellësit Nord Stream 2, edhe pse udhëheqësit rusë dhe gjermanë po takohen në Moskë para përfundimit të tubacionit të gazit.
Në një letër drejtuar Kongresit të dërguar të premten, Biden argumentoi se ‘projekte të caktuara të gazsjellësit energjetik rus’ do të zgjeronin ndikimin e Moskës mbi burimet energjetike të BE -së dhe do të dobësonin ‘Ukrainën dhe anën lindore të NATO -s dhe vendet e BE-së’, duke kërcënuar kështu ‘sigurinë kombëtare, politikën e jashtme, dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara ‘.
Për këtë qëllim, urdhri i tij i ri ekzekutiv ‘bllokon pronën dhe interesat në pronën e personave të huaj’ të cilët ‘përfshihen në veprimtari të caktuara ose ofrojnë shërbime të caktuara për të lehtësuar ndërtimin e projektit të tubacionit Nord Stream 2’.
Departamenti i Shtetit dhe Thesari do të identifikojnë personat dhe entitetet specifike, në përputhje me Aktin e Mbrojtjes së Sigurisë së Energjisë në Evropë (PEESA) të vitit 2019, tha Biden, dhe do t’i sanksionojë .
Shtëpia e Bardhë e bëri njoftimin ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel po takohej me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Nord Stream 2, i cili pritet të dyfishojë vëllimin e eksporteve të gazit të Rusisë në Gjermani, ishte një nga pikat në axhendën e tyre.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani