Kancelarja gjermane Merkel e ka parë veten në një situatë të sikletshme gjatë takimit me presidentin rus, Putin.
Teksa të dy kanë qenë duke biseduar kokë me kokë, Merkelit i bie telefoni.
Me jo pak vështirësi ajo arrin ta nxjerrë dhe pasi sheh emrin në ekran e mbyll shpejt e shpejt duke shprehur në fytyrë edhe një lloj bezdie.
Putin, i cili njihet për batutat e tij të shpejta, nuk e lë mangët as kësaj radhe.
“Jemi vazhdimisht në kontakt nëpërmjet telefoni.” – thotë Putin aty për aty.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani