Vendosni fjalën kyçe....

Në cilën makinë u gjet i ekzekutuar sot në Vlorë 25-vjeçari (Video)


Herët në mëngjes një i ri u ekzekutua me tre të shtëna, një në kokë dhe dy në trup.

Xhulian Bullari u gjet në makinën e tij në aksin Vlorë-Babicë dhe është pikërisht automjeti në karroatrec që ju shikoni në këtë video.

“Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bënte me dije Policia e Vlorës.

Hetimet kanë nisur në pistën e larjes së hesapeve.