Policia ka goditur dy raste të kultivimit të kanabisit në Skrapar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Dores.
Efektivët kanë arrestuar në flagrancë 67-vjeçarin Agim Çuka banues në Dores të Skraparit.
Gjithashtu është proceduar edhe shtetasi me iniciale L.Ç për moskallëzim krimi.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë së Komisariatit Skrapar në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të fshatit Dores, Skrapar dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin Agim Çuka., 67 vjeç, banues në fshatin Dores, Skrapar, pasi në zonë të pyllëzuar u gjetën bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.
Si dhe u procedua penalisht shtetasi L.Ç., pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Moskallzim krimi.
Gjithashtu u arrestua shtetasi Ligor Fusha., 25 vjeç, banues në fshatin Dores, Skrapar, pasi në fshatin Dores, në zonë të pyllëzuar u kostatuan bimë narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.