Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dyshohet se është vrarë një person


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Babicë të Vlorës.

Një u ri është gjetur i pajetë në një automjet në aksin rrugor Vlorë-Babicë.

Mësohet se viktima është një 25-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Menjëherë forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.