Në koncertin e Goran Bregoviçit i ftuar në Festën e Birrës në Korçë ka ndodhur një incident.
Nga persona ende i paidentifikuar është hedhur një gazlotsjellës.
Shpërndarja e gazit ka bërë që të largohen disa nga spektatorët e ndodhur aty pranë.
Në një video të filmuar nga festa shihen qytetarët teksa largohen dhe fëmijë që qajnë.
Policia ka shoqëruar tetë persona në lidhje me këtë incident në koncert.
Ardhja e Bregoviç në Shqipëri u përcoll me një debat të gjerë duke e konsideruar si provokim për Kosovën për shkak të lidhjeve me Serbinë të këngëtarit.