Një 23-vjeçar ka gjetur vdekje në Fushë Krujë.
Dyshohet se i riu me iniciale F.T. është vetëvarur në banesë.
Familjarët e kanë dërguar në spital pa shenja jete ndërsa po hetohet mbi rrethanat e shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Njoftimi
“Më datë 22.08.2021, rreth orës 05:35, nga familjarët e tij, është dërguar pa shenja jete në urgjencën e Fushë Krujës, shtetasi F. T., rreth 23 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët i vetëvarur në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”