Vendosni fjalën kyçe....

Mbyten tre persona në Spille e Velipojë


Tre persona janë mbytur në plazhet e vendit paraditen e sotme. Dy të moshuar janë mbytur në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Dy persona rreth 70 vjeç janë futur për t’u larë në detin e trazuar, po nuk kanë mundur dot që të dalin gjallë në breg.

Më në veri, një pushues është mbytur në plazhin e Velipojës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 11:15, ku viktimë ka mbetur shtetasi H.H. rreth 59 vjeç.

Një numër i lartë personash kanë humbur jetën në bregdetin e vendit gjatë këtij sezoni veror.