Vendosni fjalën kyçe....

Nxirret nga kanali “Nissani” me dy viktimat e aksidentit në Fier, sinjalizoi “GPS”-i


Drejtuesi i mjetit “Nissan” mund të ketë pësuar infarkt. Mjeti u gjet sot në një kanal vaditës në Marinzë të Fierit dhe u nxor prej andej me dy viktimat, identiteti i të cilëve nuk u mësua menjëherë.

Mosha e tyre mendohej se ishte rreth të pesëdhjetave dhe rreth të tridhjetave.

Viktimat janë identifikuar më pas. Ata janë Shkëlqim Beqaj 54 vjeç dhe Elior Lagjaj 36 vjeç.

Mjeti është pikasur në mesditë nëpërmjet GPS-it të kompanisë së sigurimit, pasi kishte sinjalizuar për një kohë të gjatë qëndrim në vend.

Video e nxjerrjes së mjetit me vinç publikuar nga “Balkanweb”: