Princi Harry, i njohur si eko-luftëtar akuzohet për hipokrizi teksa udhëton në Santa Barbara me avionin privat të mikut të tij për 1200 kilometra për një ndeshje polo. Ai udhëtoni nga Aspen, Colorado, në shtëpinë e tij në Santa Barbara, Californi.
Duka i Sussex hipi në aeroplanin me 20 vende dhe që besohet se i përket mikut të tij Marc Ganzi. Ai kishte luajtur në turneun ‘Sentebale ISPS Handa Polo Cup’ për të mbledhur para për bamirësinë e tij. Harry është akuzuar për hipokrizi për fushatën në lidhje me ndryshimet klimatike ndërsa udhëtonte me avionë privatë që ndosin mjedsin.
36-vjeçari kreu udhëtimin dy orësh, që ka çliruar deri në dhjetë ton dioksid karboni.
Ngjarja vjen vetëm tre muaj pasi Harry tha se ndryshimi i klimës ishte një nga ‘çështjet më urgjente me të cilat po përballemi’, dhe ashtu si babai i tij Princi Charles bëri ndërhyrjen e tij më të fuqishme në këtë çështje deri më tani, pasi ai u tha drejtuesve të biznesit të Britanisë se ata duhet të ndihmojnë, ose planeti ka marrë fund njëherë e mirë.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani