Vendosni fjalën kyçe....

Rama sërish intervistë për median e huaj për marrjen e afganëve, tregon pse është vonuar ardhja


Kryeministri Edi Rama ka dhënë sërish intervistë për një agjenci të huaj lajmesh.

Tema edhe këtë herë por për The Sunday Times ka qenë për strehimin e afganëve në vendin tonë.

Kryeministri Rama ka treguar përse është vonuar deri më tani ardhja duke qenë se shprehja e gatishmërisë për pranimin e tyre dhe ngritja e qendrave pritëse ka nisur para disa ditësh.

Rama thotë se në Afganistan nuk ka një koordinues e cila po vështirëson tërheqjen e tyre.

“Duket se nuk ka një koordinues atje, nuk ka një qendër të përbashkët operacionesh, nuk ka asgjë, vetëm secili për veten.  Shumë shtete po kërkojnë një pikë kontakti të përbashkët, e lëre më organizatat humanitare që nuk e dinë kujt t’i drejtohen. Ende nuk ka asnjë mënyrë për t’i kaluar njerëzit nëpër porta nëse nuk jeni një shtet i madh, madje edhe për shtetet e mëdha duket mjaft e çrregullt.  Kjo është arsyeja pse të gjitha organizatat janë të bllokuara. Shtetet e mesme ose të vogla nuk janë në gjendje të evakuojnë njerëzit siç ishte planifikuar. Ndryshe nga shumë vende të tjera evropiane“, tha ai, 

Edi Rama i është rikthyer edhe njëherë historisë së Shqipërisë, teksa përmend se 30 vite më parë shqiptarët ishin si afganët, kurse për europianët luftën e njohin vetëm nëpërmjet Netflix.

“Për shqiptarët konflikti, uria dhe shpërngulja ishin përvojë në kujtesë.

Për ne, lufta ka qenë shumë e vërtetë. Ne kemi pasur luftë në derën tonë. Ne kemi parë njerëz të vrarë dhe kemi pasur njerëz që njohim që janë vrarë.

Për ne është shumë e qartë.  Ne kemi qenë afganë tre dekada më parë kur ikëm nga ferri ynë. Evropianët e njohin luftën vetëm përmes Netflix-it, kurse për shqiptarët ishte e gjitha reale.

Pra, tani ata janë shqiptarët e 30 viteve më parë dhe ne duhet të jemi atje si të tjerët për ne”, shtoi ai.