Një 25-vjeçare nga Elbasani bashkë me të fejuarin e saj është futur në det mes dy rrymash por fatmirësisht një vrojtues plazhi ka arritur t’i shpëtojë.
Vrojtuesi hero quhet Festim Sula, ndërsa nuk bëhen ende të njohura identitetet e çiftit që u shpëtua.
Tre persona janë mbytur sot në plazhet e vendit paraditen e sotme. Dy të moshuar janë mbytur në plazhin e Spillesë në Kavajë. Dy persona rreth 70 vjeç janë futur për t’u larë në detin e trazuar, po nuk kanë mundur dot që të dalin gjallë në breg.
Më në veri, një pushues është mbytur në plazhin e Velipojës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 11:15, ku viktimë ka mbetur shtetasi H.H. rreth 59 vjeç.
Një numër i lartë personash kanë humbur jetën në bregdetin e vendit gjatë këtij sezoni veror.