Mbrëmjen e sotme në derbin e Francës së Jugut mes Marsejës dhe Nicës ndodhi një incident.
Tifozët e skuadrës vendase hynë në fushë pas një konfilkti në lojtarin e Marsejës Dimitri Payet.
Dimitri Payet, mesfushor i Marseille, u godit me një shishe nga tifozët në tribuna. Në nerva e sipër lojtari goditi mbrapsht me shishe drejt tifozëve.
Kjo ka bërë që situata të agravohet dhe tifozët të hyjnë në fushë.
Gjyqtari e ndali ndeshjen rreth minutës së 80 dhe skuadrat u drejtuan menjëherë në dhomat e zhveshjes.