Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, ka kritikuar shpër tërheqjen ‘imbecile’ e kaotike të Presidentit amerikan Biden nga Affanistani.
Në një deklaratë për mediat në vend ai tha se të gjitha grupet xhihadiste në botë do të brohorasin për tërheqjen ‘e pabesueshme’ të trupave nga Afganistani.
Ish-kryeministri tha se vendimi i Biden për të nënshkruar tërheqjen e trupave amerikane dhe britanike ishte ‘imbecil’ duke shtuar: “Ne nuk kishim nevojë ta bënim atë.”
Deklaratat e Blair vijnë teksa Afganistani është në kaos të plotë pas tërheqjes së rrëmujshme të trupave amerikane e atyre të NATO-s pas një qëndrimi aty prej 20 vitesh duke ua lënë terrenin talibanëve që e kanë shtënë në duar vendin brenda pak javësh.
Ndërhyrja e Blair vjen 20 vjet pasi ai ishte pjesë e vendimit për të ndërhyrë në Afganistan pas sulmit të 11 shtatorit në SHBA.
Blair tha: “Bota tani është e pasigurt se ku qëndron Perëndimi sepse është kaq e qartë që vendimi për t’u tërhequr në këtë mënyrë nuk u nxit nga strategjia e madhe por nga politika. Nuk kishim nevojë ta bënim. Ne zgjodhëm ta bëjmë. Rusia, Kina dhe Irani do të shohin dhe do të përfitojnë, “ tha ai.