Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria izraelite kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës


Ushtria e Izraelit kreu sulme ajrore në disa pika në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Në rajon u rritën tensionet pas protestave që mbajtën qindra palestinezë të mbledhur në kufirin Gaza-Izrael.

Ushtria izraelite teksa njoftoi dërgimin e njësive përforcuese në kufirin me Gazën, mësohet se edhe grupet e rezistencës palestineze kaluan në gjendje alarmi.

Ushtria izraelite zhvilloi sulme ajrore në Rripin e Gazës disa orë pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz deklaroi se do të kundërpërgjigjen për ushtarin izraelit që u qëllua dje gjatë protestave në kufi.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se 4 objektiva që i përkasin Brigadave Izz ad-Din Al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit janë goditur me avionë luftarakë si kundërpërgjigje për plagosjen e një ushtari të policisë kufitare si pasojë e një zjarri të hapur drejt anës së Izraelit gjatë protestave dje në kufi.

Zhurma e dronëve izraelitë që fluturuan mbi Rripin e Gazës për gati dy orë vazhdon të dëgjohet në të gjithë rajonin.