Vendosni fjalën kyçe....

AKU asgjëson 25 ton akullore me përmbajtje  kancerogjene, 11 ton janë konsumuar nga shqiptarët


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije se sasi të mëdha akuloresh të paketuara të markave të njohura janë gjetur të kenë përbërës kancerogjenë. Pas një kontrolli të kryer, AKU ka ndërhyrë menjëherë due bllokuar sasinëe akulloreve që nuk ishte shitur ende.

Nga 36 ton akullore të importuar, rreth 20 ton është gjetur ende e pashitur ndërsa rreth 4 ton është khthyer nga treu.

Sasia e lartpërmendur është asgjësuar nga AKU-ja ndërsa sasia prej rrreth 11 tonësh është shitur e konsumuar nga qytetarët.

Njoftimi i AKU-së

“Lidhur me shqetësimin ndërkombëtar të konsumimit të disa markave të akulloreve AKU informon se:

Referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë: “Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca”, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje,  AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërhqjen nga tregu të këtij produkti konkretisht:

Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35984.53 kg e importuar, u gjend gjëndje e pa tregtuar sasia prej 19880.4 kg e cila u bllokua.  Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë teritorin e Shqiperise. Me marrjen e ketij informacioni u morën masa të menjehershme nga Drejtorite Rajonale te AKU-se per bllokimin e produktit akullore me lot te specifikuar me prani te substances se paautorizuar  të derguara nga sistemi RASFF dhe terheqjen nga tregu me destinacion asgjesimin e saj perkatesisht.

Sasia e shperndare ne treg – 16104.13 kg

Sasia e kthyer nga tregu – 4356.69 kg

Sasia qe rezulton e shitur – 11747.44 kg

Sasia prej 19880.4 kg e gjendur gjendje ne subjektet importuese dhe sasia e terhequr nga tregu 4356.69 kg  u asgjesuan. Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!”