“Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalnyn”, ky është mesazhi i amerikanëve për rusët.
Navalny u sëmur rëndë muaj më parë.
“Një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik. Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi. Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave. Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi.”, bën me dije prezenca amerikane në OSBE, mesazh që është shpërndarë edhe nga ambasada amerikane në Tiranë.