Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Lushnjë, policia jep njoftimin zyrtar


Policia ka dhënë hollësitë e ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Lushnjë ku një person mbeti i vrarë pas një atentati ndërsa pesë persona të tjerë u plagosën.

Viktima është identifikuar si 40-vjeçari Bledar Muça, ndërsa të lënduarit janë 32-vjeçari J.V., 24-vjeçarja S.L. e një person tjetër me inicialet E.T.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në pedonalen e qytetit, pronar i të cilit ishte viktima. Shkaqet e rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende por dyshohet se autorët kanë qëlluar nga një makinë në ecje e më pas janë larguar me shpejtësi.

Njoftimi

“Rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M. dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T. dhe S. L., 24 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.”