Vendosni fjalën kyçe....

“BE s‘do e lejojë një valë emigrantësh nga Afganistani, s’e përsërisim dot gabimin e vitit 2015” -Kryeministri slloven


Bashkimi Europian nuk do lelojë një valë emigrantësh  nga Afganistani, pasi vendi ka rënë në duart e talibanëve. Deklarata ka ardhur nga kryeministri slloven, Janez Jansha, i cili deklaroi se Brukseli nuk do hapë asnjë korridor duke mos lejuar që të përsëritet gabimi strategjik i vitit 2015.

“BE-ja nuk do të hapë asnjë korridor evropian humanitar ose migracioni për Afganistanin. Ne nuk do të lejojmë që të përsëritet gabimi strategjik i 2015-ës”, shkroi Jansha në Twitter.

Në vitin 2015 më shumë se 1 milion njerëz nga Lindja e Mesme, të cilët iknin nga luftrat dhe varfëria arritën në Bashkimin Evropian.

Kryeministri slloven paralajmëroi masa të shtuara të kontrolleve kufitare ndërsa tha se blloku 27-anëtarësh do të pranojë vetëm individë që ndihmuan misionin e NATO -s në Afganistan.

Mijëra afganë po synojnë të largohen nga vendi pasi kontrollin e morën talibanët pas 20-vjetësh të prezencës së forcave të huaja të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.