Vendosni fjalën kyçe....

Biden i bindur: Historia do më kujtojë për mirë për largimin nga Afganistani


Presidenti Joe Biden theksoi të dielën se historia do e kujtonte për mirë pas largimit kaotik nga Afganistani, pavarësisht kritikave të përhapura nga të dy partitë politike.

“Unë mendoj se historia do tregojë se ky ishte vendimi logjik, racional dhe i drejtë për t’u marrë,” tha Biden me besim pasi mbajti një fjalim mbi këtë çështje dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti gjithashtu pretendoi se dalja nga Afganistani do të ishte gjithmonë kaotike, pavarësisht se premtoi në prill se do të ishte ‘e përgjegjshme, e sigurt’ dhe jo ‘e nxituar’.

“Më lejoni të jem i qartë, evakuimi i mijëra njerëzve nga Kabuli do të ishte i vështirë dhe i dhimbshëm pavarësisht se kur do fillonte,” tha ai.

Ai mbrojti vendimin e tij për të lënë Afganistanin si thelbësor.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani