Vendosni fjalën kyçe....

Buzhala i kthehet keq Ramës: O vorr, kosovarët e serbët s’janë njësoj e as të barabartë në krime e vuajtje


Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, i është kthyer ashpër kryeministrit Rama pasi ky i fundit dënoi ashpër ngjarjen e mbrëmshme në Korçë, ku gjatë paraqitjes së këngëtarit Goran Bregoviç u hodh gaz lotsjellës e pati thirrje kundër tij.

Ndërsa Rama i quajti thirrje histeri fashiste, Buzhala shkruan se kryeministri i Shqipërisë nuk ia ka idenë fare asaj që shkruan.

Ai thotë se sipas Ramës, serbët e kosovarët janë të njëjtë, të barabartë në krime e vuajtje ndërsa barazon Dua Lipën me Goran Bregoviçin.

“Edi Rama nuk e ka as idene ma te vogel se cka po fole. Ky mendon qe kosovaret dhe serbet jane te njejte. Ky mendon qe edhe serbet edhe shqiptaret jane te barabarte, ne krime dhe ne vuajtje. Paramedojeni, e barazon Dua Lipen me Goran Bregovicin. Me Goranin qe ka kendu kunder bombardimeve te NATO’se, me Goranin qe e ka pase shok personal Radovan Karaxhicin. Ani kur po thojne, baben kroat, nanen serbe, bashkeshorten myslimane. O vorr, Kusturica eshte mysliman me babe e me nane, ama kujna i ka sherby. Nese Bregovici koka kroat po aq sa serb e mysliman, atehere pse nuk jetoji gjate lufterave ne Zagreb a Sarajeve, por ne Beograd?”  – shkruan Buzhala në rrjetet sociale.