Një person ka humbur jetën në Prrenjas pas një aksidenti automobilistik.
Ngjarja e rëndë la ndodhur në fshatin Rrajcë Skënderbe ku një 43-vjeçar me iniciale Z.S, ka humbur kontrollin e mjetit ‘Toyota’ që drejtonte.
Nga aksidenti është lënduar pasagjerja në mjet që është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi
“Më datë 23.08.2021,rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe, Prrenjas, shtetasi Z.S., 43 vjeç, banues në Prrenjas duke drejtuar mjeti tip ‘Toyota ‘, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, si dhe është dëmtuar 1 pasagjere, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”