Gjatë kohës që këndonte në festën e birrës këngëtari serbo-boshnjak Goran Bregoviç, gaz lotsjellës u hodh mes publikut.
Kush e hodhi atë?
Policia e Korçës jep vetëm inicialet dhe moshën e tij: R.L 21 vjeç.
“Më datë 22.08.2021, gjatë Festës së Birrës, 21-vjeçari R. L., ka hedhur kapsolla lakrimogjene, me qëllim cënimin e rendit dhe sigurisë publike në aktivitet, por menjëherë u kap nga shërbimet e policisë duke bërë që ky veprim të mos cënonte mbarëvajtjen e aktivitetit i cili u mbyll sipas programit. Gjithashtu nuk influencoi as në pjesëmarrjen e publikut.”, bën me dije policia.
Por një detaj tjetër lidhur me ngjarjen është edhe rezistenca ndaj policisë së një shtetasi tjetër.
“Gjatë shoqërimit të shtetasit R. L., për në ambientet e Komisariatit, shtetasi tjetër F. K., ka kundërshtuar forcat e policisë, me qëllim pengimin e tyre në kryerjen e detyrës.”, njofton policia.
Në vendngjarje u gjet 1 kapsollë detonatore e paplasur.