Në ditën europiane të përkujtimit të viktimave të stalinizmit dhe nazizmit edhe presidenti Ilir Meta ka dhënë mesazhin e tij.
“…tragjeditë e së shkuarës janë të destinuara të përsëriten nëse e harrojmë historinë. Vetë integrimi europian ka në themel aleancën e popujve të lirë kundër diktaturave dhe regjimeve hibride.”, shkruan Meta.
Presidenti i republikës thotë se kjo ditë na sjell në vëmendje “jetët e pafajshme të martirizuara në emër të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, dhembjet dhe sakrificat e mijëra të burgosurve e të persekutuarve, të mbijetuar të terrorit, krimeve dhe shtypjes në kampet e vdekjeve dhe internimeve.”
“Nderimi i kujtimit të tyre duhet të ushqejë angazhimin tonë të përbashkët dhe të pandalshëm për të zhvilluar, mbrojtur dhe respektuar demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut, për të mos e ndalur luftën ndaj shfaqjeve të sotme të autoritarizmit, intolerancës, përjashtimit dhe ekstremizmit.”, thekson presidenti Meta.