Gjashtë persona janë lënduar në dy aksidente të ndodhura mbrëmjen e sotme në Laç e Vlorë.
Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën Milot-Morinë ku një mjet i drejtuar nga 23-vjeçari Gazmir Reçi është përplasur me një mjet që drejtohej nga 31-vjeçari Klodian Lleshi, për pasojë përveç dy drejtuesve është lënduar edhe pasagjeri Ermir Reçi.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku janë jashtë rrezikut për jetën. Në Vlorë, një mjet ‘Mercedes-Benz’ i drejtuar nga shtetasti D.S. është përplasur në vendin e quajtur Ura e Mifolit me një mjet tjetër e për pasojë janë lënduar tre personat që udhëtonin me këtë të fundit.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Vlorës ndërsa gjendja e tyre nuk dihet ende.
Njoftimi Kurbin
“Në aktin rrugor Milot-Morinë, automjeti me drejtues shtetasin Klodian Lleshi, 31 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasi Gazmir Reçi, 23 vjeç, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi G.R., dhe pasagjeri në këtë mjet shtetasi Ermir Reçi, 34 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, pa probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”
Njoftimi Vlorë
“Rreth orës 19:45, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Ura e Mifolit”, një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. S, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Kama”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit Kama dhe 2 pasagjerët në të, të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”