Ministrja Spiropali ka dënuar ashpër ndërhyrjen e Rusisë në Krime duke theksuar se Shqipëria është pozicionuar qartë kundër aneksimit të paligjshëm të Krimesë që në krye të herës.
Ajo merr pjesë në Samitin e Platformës së Krimesë në Kiev, ku shprehur mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial të Ukrainës.
“I nderuar President Zelensky, të nderuar pjesëmarrës të Samit të Platformës së Krimesë. Që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë, Shqipëria është në një pozicion të qartë dhe të palëkundur në mbrojtje të integritetit të territorit të Ukrainës, sovranitetit, pavarësisë, e njëjta pozitë si e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera demokratike në një linjë me principet dhe rregullat e ligjit ndërkombëtar. Ne mbetemi të përkushtuar në mbajtjen dhe promovimin e kësaj pozite. Shqipëria i është bashkuar jo vetëm deklaratave të Bashkimit Europian, por edhe lidhur me sanksionet ndaj Rusisë.” – tha Spiropali.
Ministrja shtoi më tej se Tirana zyrtarë vlerëson bashkëpunimin e Ukrainës gjatë presidencës së Shqipërisë në OSBE due ceku edhe njëherë qëndrimin e vendit për sa i përket Krimesë.
“Shqipëria mikpret këtë platformë me prioritetet e saj, sigurinë duke përfshirë edhe navigimin e lirë. Siguria prek Europën Perëndimore, rajonet e Detit të Zi dhe Mesdheun. Shqipëria votoi në favor të rezolutës së Kombeve të Bashkuara, problemi i militarizimit të Republikës Autonome të Krimesë.
Ne çmojmë bashkëpunimin e Ukrainës gjatë presidencës së Shqipërisë në OSBBE në 2020. Në Kiev, Moskë, Neë York dhe kudo kryeministri i Shqipërisë Edi Rama çmoi rëndësinë e hapave drejt Rezolutës së Paqes dhe ne gjithmonë kemi vënë në dukje nevojën për akses të plotë dhe të lirë të misionit të veçantë të monitorimit të OSBE në Ukrainë. Në mbrojtjen e të drejtave të njerëzve dhe ligjit ndërkombëtar humanitar, Shqipëria është një sponsor tradicional i rezolutës në situata të të drejtave të njeriut të Republikën Autonome të Krimesë në qytetin e Sevastopol, në vendin e tretë dhe gjithashtu votoi në favor të kësaj rezolute.” – theksoi Spiropali.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani