Vritet roja afgane në aeroportin e Kabulit, plagosen tre të tjerë. Kështu raportojnë mediet ndërkombëtare, ndërsa bëhet fjalë për një përleshje me armë nga “sulmues të panjohur”.
Lajmi bëhet i ditur nga ushtria gjermane, raporton “RT”, duke shtuar se asnjë ushtar gjerman nuk u dëmtua në përleshje.
Kaosi ka penguar përpjekjet e evakuimit në aeroportin e kryeqytetit të Afganistanit, që kur talebanët pushtuan Kabulin më 15 gusht.
Shumë njerëz janë vrarë ndërsa mijëra afganë vazhdojnë të mblidhen jashtë qendrës ajrore me shpresën për të siguruar një fluturim jashtë vendit. Të shtënat kanë marrë disa jetë, ndërsa të paktën dy persona raportohet se kanë vdekur pasi u përpoqën të kapeshin pas një avioni transportues ushtarak amerikan që u ngrit nga aeroporti.