Nuk po kalon një periudhë aspak të mirë Kosova për sa i përket Covid-19.
Së fundmi 13 persona kanë humbur jetën lidhur me virusin duke e çuar në 2356 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Nga 10.848 analiza të kryera janë gjetur 1901 raste të reja me koronavirusin e ri.
Prej disa ditësh në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese kundër pandemisë.