Vendosni fjalën kyçe....

A e dinit që ish-kreu i FDA (2017-2019) në SHBA është sot anëtar i bordit drejtues të Pfizer?


A e dinit që njëri nga anëtarët e bordit drejtues të kompanisë farmaceutike, Pfizer, Scott Gottlieb, ka qenë para pak vitesh kreu i Aministratës së Ushqimit e Barnave (FDA) në SHBA?

Ai është emëruar si shef i saj në mars të vitit 2019 dhe ka qëndruar në këtë pozicion për dy vite, deri në mars të vitit 2019.

Pas dorëheqjes së ‘çuditshme’ Gottlieb u zgjodh tre muaj më vonë, në qershor të vitit 2019 si anëtar i bordit drejtues të kompanisë farmaceutike Pfizer, që në bashkëpunim me BionTech ka prodhuar një nga vaksinat kryesore që po përdoren kundër pandemisë Covid-19 në mbarë botën.

Pak ditë më parë, FDA-ja i dha miratim të plotë vaksinës Pfizer për t’u përdorur kundër Covid-19 për personat mbi 16 vjeç e sipër në SHBA.

VINI RE: Indiciet për shkrimin u morën nga një postim i Evi Kokalari në Facebook

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani