Pak çaste pas atentatit në Lushnjë ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Bledar Muça e u plagosën 5 persona të tjerë, tre prej të cilëve në terapi intensive është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.
Mjeti u gjet në fshatin Thanasaj të Lushnjës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme ku pas të shtënave me automatik drejt një lokali në pedonalen e qytetit u vra pronari i saj.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve të ngjarjes.