Vendosni fjalën kyçe....

Biden u shmanget pyetjeve mbi Afganistanin, largohet nga konferenca për shtyp (Video)


Joe Biden largohet nga pyetjet rreth mijëra amerikanëve ende të bllokuar në Afganistan

Presidenti Joe Biden iu shmang gazetarëve të cilët ishin të interesuar të dinin më shumë mbi fatin e shtetasve amerikanë të bllokuar në Afganistan.

Teksa po jepte një deklaratë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë lidhur me pandeminë, Biden u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Gjatë fjalës ai nuk e ceku për asnjë çast çështjen e Afganistanit edhe pse ajo është tema më e rëndësishmë tani për tani jo vetëm në SHBA po në mbarë globin.

Pasi tha atë që kishte planifikuar, Biden u largua menjëherë ndërkohë që gazetarët pas tij e thërrisnin duke e pyetur mbi fatin e amerikanëve në Afganistan, të cilët kanë ngecur atje pasi talibanët futë në dorë vendin.

“A e dini sa amerikanë kanë mbetur në Afganistan zotëri?” – pyeti një gazetar ndërsa Biden u largua.

Ai nuk u ndal për t’iu përgjigjur pyetjes. Administrata e Biden ende nuk mund të japë një numër për amerikanët e bllokuar në vendin aziatik. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se ai nuk ishte i gatshëm të hynte në hollësi por pohoi se administrata po punonte për të larguar sa më shumë njerëz nga aeroporti i Kabulit.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani