Vendosni fjalën kyçe....

Departamenti Amerikan i Shtetit: Rimendojeni udhëtimin në Shqipëri, kujdes Lazaratin


Një guidë orientuese me këshilla është përgatitur nga Departamenti Amerikan i Shtetit për amerikanët që duan të udhëtojnë në Shqipëri.

Së pari, DASH-i njofton vizitorët që ta rimendojnë udhëtimin në Shqipëri për shkak të pandemisë Covid19, duke theksuar një rrezik të lartë.

Së dyti, ajo që bën përshtypje është këshilla që jep DASH-i lidhur me situatën e krimit në Shqipëri, duke “i mbetur ora” te Lazarati.

“Situata e sigurisë në Lazarat mbetet e paqëndrueshme për shkak të krimit dhe dhunës që lidhen me kultivimin e marijuanës. Policia lokale ka aftësi të kufizuara për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët.

Qeveria amerikane nuk është në gjendje të ofrojë shërbime emergjente për qytetarët amerikanë në Lazarat pasi punonjësve të qeverisë amerikane u ndalohet të udhëtojnë atje”, shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit.