Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan: Rezervat e Bankës Qendrore tejkalojnë 115 miliardë dollarë, PBB-ja së shpejti mbi 1 trilion dollarë


Rezervat e Bankës Qendrore Turke do të tejkalojnë 115 miliardë dollarë kur të përfundojnë transaksionet në pritje, tha të martën presidenti i vendit, Erdogan.

Rezervat zyrtare të bankës deri më tani janë 109 miliardë dollarë, tha Rexhep Tajip Erdogan në takimin e krerëve krahinorë të Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në kryeqytetin Ankara.

Sipas të dhënave të fundit, rezervat zyrtare të Bankës Qendrore Turke arritën në 97.7 miliardë dollarë deri në fund të qershorit.

Duke folur për bilancin e llogarisë rrjedhëse të vendit, Erdogan tha: “Në vitin 2019 ne arritëm të zhvendosim deficitin e llogarisë rrjedhëse, i cili për vite ishte problemi më i madh i ekonomisë sonë.”

Hendeku i llogarisë rrjedhëse të vendit ishte 1.127 miliardë dollarë në qershor, duke u ngushtuar për të katërtin muaj radhazi, sipas të dhënave të Bankës Qendrore.

Së shpejti, pas një rënieje veçanërisht për shkak të luhatjeve në kurset e këmbimit, produkti i brendshëm bruto i Turqisë (PBB) do të tejkalojë mbi një trilion dollarë, tha presidenti.

PBB-ja e Turqisë me çmimet e tanishme ishte në 5.1 trilion lira turke (rreth 717.1 miliardë dollarë) në vitin 2020, sipas Institutit të Statistikave.