Vendosni fjalën kyçe....

Fejesë ilegale në Australi, policia gjobit 3900 USD çdo të ftuar


 

Një festë “ilegale” fejese në Australi është kthyer në një zonë gjobvënie masive. Kjo pasi nuk është e lejueshme që të mbahen festime masive për shkak të Covid19.

Të 56 të ftuarit në fejesën në periferi të Melbourne janë gjobitur me 3900 dollarë secili, raporton “RT”.

Australia ka ndaluar mbledhjet nëpër shtëpi dhe gjithashtu dasmat.

Në një video pjesëmarrësit në fejesë kanë bërë shaka duke thënë se e gjitha kjo ishte një “takim terapie”.