Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet në breg të detit pa ndjenja një turist ukrainas


Gjendet në breg të detit pa ndjenja një turist ukrainas. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Golemit.

“Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

Këto ditë disa persona janë mbytur duke u larë në det, në Spille e Velipojë por po ashtu disa të tjerë janë shpëtuar.