Dy pacientë kanë humbur jetën në vend lidhur me pandeminë Covid-19 .
Nga 5108 testime të kryera janë gjetur 800 raste të reja me koronavirusin e ri.
Personat që kanë humbur jetën në spital janë një 62-vjeçar nga Lezha e një 72-vjeçar nga Saranda. Në spitalin Infektiv po mjekohen 90 pacientë.