Sipas një sondazhi të kryer prej drejtuesve të bashkisë së Skraparit, qytetarët e kësaj treve, intelektualët dhe e gjithë diaspora skraparase në botë kërkon që toponimi sllav i qytetit Çorovodë (çjerrna voda – uji i zi), të zëvëndësohet me qyteti Skrapar.
Shumë shpejt nisma do të kalojë në këshillin bashkiak, mandej në formën e një projektligji për t’u shqyrtuar në komisionet parlamentare.
Parlamenti i ri do të ketë mundësinë e votimit të këtij projektligji historik për ndryshimin e emërtimit të njësisë vendore.
Pas nismës pë ndryshimin e emrit të ish bashkisë Ura Vajgurore në bashkia Dimal, tashmë Skrapari është nisma e radhës.
Kjo nismë do të udhëhiqet prej kryetarit të bashkisë Skrapar Adriatik Mema dhe një grup gazetarësh të zonës./Gazeta Tema