Një aksident fatal ka ndodhur në Korçë ku pas përplasjes së një mjeti ‘Mercedes-Benz’ me një motoçikletë ka ndërruar jetë drejtuesi i kësaj të fundit.
Viktima nuk është identifikuar ende ndërsa drejtuesi i mjetit, 30-vjeçari me iniciale A.K. është ndaluar nga policia.
Përplasja ka ndodhur në rrugën Bilisht-Korçë pranë fshatit Cangonj.
Njoftimi
“Devoll/Informacion paraprak
Më datë 24.08.2021, rreth orës 18:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete (ende i paidentifikuar) i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Me drejtuesin e mjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”