Bateristi i grupit rok shumë të suksesshëm britanik ‘Rolling Stones’ ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeç, njoftoi publicisti i tij të martën. Charlie Watts vdiq në një spital në Londër ndërsa ishte i rrethuar nga familja e tij.
“Me trishtim të jashtëzakonshëm ju njoftojmë për vdekjen e të dashurit tonë Charlie Watts,” thuhet në deklaratën e një zëdhënësi të shpërndarë përmes Rolling Stones. Watts ‘ndërroi jetë paqësisht’ në një spital në Londër i rrethuar nga familja e tij, thuhet në deklaratë, pa përmendur një shkak të caktuar të vdekjes.
Watts u bashkua me Rolling Stones në 1963, vetëm një vit pasi grupi u formua, dhe qëndroi me grupin gjatë gjashtë dhjetëvjeçarëve të ardhshme, duke u bërë një nga anëtarët e tij më jetëgjatë, së bashku me bashkëthemeluesit Mick Jagger dhe Keith Richards.
Grupi duhej të rifillonte turneun amerikan ‘No Filter’ muajin tjetër, pasi kishte shtyrë koncertet vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Sidoqoftë, Rolling Stones tha në një deklaratë në fillim të gushtit se Watts ‘nuk kishte gjasa të ishte në dispozicion’ pasi ai kohët e fundit i ishte nënshtruar një procedure mjekësore të papërcaktuar dhe i duhej kohë për t’u shëruar.
Procedura ishte ‘plotësisht e suksesshme’, tha zëdhënësi i tij, duke shtuar se mjekët e muzikantit e kishin këshilluar atë për pushim.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani