Vendosni fjalën kyçe....

Në kafe me kunatin kur u ekzekutua, 4 të plagosurit e tjerë në Lushnje të rastësishëm


Bledar Muça, 34-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në mes të Lushnjes ka qenë nën shoqërinë e kunatit të tij.

Në kohën e ekzekutimit Muça ishte duke pirë kafe vetëm për vetëm me Judin Velon. Velo, 32 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spital por po ashtu në spital janë edhe 4 të plagosurit e tjerë, që nuk kanë lidhje me viktimën.

Ata janë Sara Liçi, 24 vjeçe,  Ervis Tafa, 25 vjeç, Eksara Sauli 26 vjeçe dhe Majlinda Gjyla 66 vjeçe.

Pas ngjarjes një mjet tip “Golf” me 2 kallashnikovë u gjetën të shkrumbuara po në Lushnje.